Sërish duel Inter-Paris SG/ Messi kualifikohet, duel ndaj kampionëve të Europës

schedule12:43 - 24 Qershor, 2025

schedule 12:43 - 24 Qershor, 2025

Emrat janë siç ishin në finalen e madhe të Championsit. Një ekip me emrin Inter, veçse jo ai I Milanos, si dhe Paris SG, janë çifti që do të ndeshet në turin e dytë të Kupës së Botës për Klubet, kur nis edhe faza me eliminim direkt.

Francezët do të kenë përballë Interin e Majemit, formacionin e drejtuar nga legjenda Lionel Mesi, që kaloi raundin e parë me barazimin 2-2 ndaj Palmeirasit.

Brazilianët, ndërkaq, do të kenë një sfidë të madhe, një duel brenda vendit të tyre ndaj Botafogos.

Ndeshja Inter-Palmeiras u luajt në fushën e amerikanëve, në stadiumin “Hard Rok” në Majemi, dhe u duk se Mesi do të arrinte fitoren pikërisht pak orë përpara sesa të festonte 38-vjetorin.

Tadeo Aljende në minutën e 16-të dhe Luis Suarez në pjesën e dytë, pikërisht në 65’, I dhanë vendasve epërsinë 2-0.

Sidoqoftë nuk mjaftoi sepse Palmeiras reagoi dhe doli më I fortë nga ky duel.

Paulinjo në 80’ dhe Maurisio tri minuta para fundit siguruan barazimin 2-2.

Brazilianët bënë shumë më tepër duke qenë jashtëzakonisht vertikalë, me 22 gjuajtje ndaj 8 të Interit dhe 7 në kuadrat ndaj vetëm 3.

Gjithsesi, ndihmuar nga Mesi, amerikanët e mbajtën topin më shumë e ndoshta kjo I ndihmoi të shmangnin më të keqen.

Dy skuadrat e tjera të grupit A, Porto dhe Al Ahli, u eliminuan pas një barazimi spektakolar 4-4.

Egjiptianët e mbyllën në epërsi 2-1 pjesën e parë, ndërsa portugezët shmangën humbjen pikërisht në fund, kur Pepe barazoi në 89’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »