“Shqipëria ka një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Rama tha se ka lajme shumë të mira lidhur me investimet e huaja duke thënë se janë në diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, teknologjisë si edhe inteligjencës artificiale.
“Ka gjëra shumë të nevojshme sa i përket të rinjve, apo fëmijëve, konkretisht për sportin në shkolla që siç kemi folur gjatë fushatës do të shtrijmë aktivitetin në shkolla, edhe në fusha të tjera. Do të punojmë për të krijuar hapësira për talente për disiplina të tjera. Disiplina për sportin individual të mundjes peshëngritjes tek shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit në një star, shqiptar një djalë i ri emigrant në republikën Çeke, i cili së bashku me një grup zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984, ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika”, tha ai.