Reinaldo Pipiria, drejtor i kompanisë Narea, ka vlerësuar lart rolin e Shqipërisë në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe politike në rajon, duke theksuar rëndësinë e Forumit Ekonomik të mbajtur në Tiranë. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës, Pipiria u ndal në disa elementë kyç që, sipas tij, e bëjnë këtë forum një moment të rëndësishëm për vendin.
“Për mua Forumi Ekonomik ishte i rëndësishëm duke filluar me gjithë zinxhirin e ngjarjeve që filluan javën e kaluar. Ishte një forum ekonomik që filloi pas një samiti politik, praktikisht këto shkojnë të dyja,” u shpreh ai.
Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin dhe seriozitetin e organizatorëve, duke theksuar se:
“Së dyti duhet të kuptojmë dhe identitetin e organizatorëve. Në një periudhë të shkurtër organizatorët kishin investuar diku tek 3.5 GDP e Shqipërisë.”
Pipiria ndalet edhe te përshëndetja e Shqipërisë nga liderët ndërkombëtarë:
“E treta në atë formun Shqipëria u cilësua me zë dhe me figurë nga Presidenti i Francës si një vend stabël, i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Praktikisht janë dy karakteristika të cilat në këtë botën e sotme, të rrëmujshme në të cilën ne jemi duhet që t’i vlerësojmë.”
Duke e krahasuar Shqipërinë me fqinjët e saj, ai theksoi:
“Po të hedhësh sytë në vendet e tjera, nuk ka një vend me karakteristika kaq shumë të zhvilluara sa Shqipëria. Po të shikon Maqedoni, Mali i Zi kanë konfliktet e tyre gjeopolitike.”
Në përmbyllje, Pipiria theksoi rolin që po merr Shqipëria në komunikimin me Europën:
“Një gjë tjetër ishte që Shqipëria u cilësua si një vend i besueshëm nga mund të lëshoheshin disa sinjale të qarta për transformimin se ku duhet që të shkojë Europa. Nuk u bë kjo nga një vend të zemër të Evropës, si Italia, por u bë nga Shqipëria. Pra në një farë mënyre i themi Europës që ky është vendi nga ku ne mund të flasim lirshëm dhe besueshëm me Europën.”/abcnews.al