Deputetët rikthehen nesër në parlament, pas shkëputjes disa javore për shkak të fushatës elektorale.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ishte paraditen e kësaj të mërkure në kryeministri ndërsa të enjten në orën 10 do të zhvillohet konferenca e kryetarëve që do të përcaktoje edhe axhenden e parlamentit deri në mes të muajit korrik.
Sipas kalenderit gjatë kësaj periudhe do të bëhen raportimet vjetore të gjitha institucioneve publike.
Ndërkohë, në shtator, ligjvënësit aktualë do duhet të lirojnë karriget për deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre do të rikthehen edhe për një mandat tjetër, ndërsa të tjerë, përfshirë edhe veteranet si Pandeli Majko, Mimi Kodheli apo Ermonela Felaj nga socialistet apo Enkelejd Alibeaj, Dashamir Shehi, Lulzim Basha nga demokratët, nuk do të jenë me pjesë e parlamentit.