Të paktën 25 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e Ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre ku shpërndaheshin ndihma, ka raportuar “The Guardian”.
Në agjencinë e mbrojtjes civile bënë të ditur se përpos të vrarëve, edhe 60 palestinezë u plagosën teksa po prisnin për ndihmat humanitare në korridorin Netzarim në Gazën qendrore, ku mijëra njerëz mblidhen në baza ditore për të pranuar racionet e ushqimit.
Menjëherë pas braktisjes së armëpushimit me grupin militant Hamas, Izraeli ka vendosur bllokadë të përgjithshme për hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, masë të cilën e zbuti pjesërisht në fund të muajit maj, pas presionit në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.