Tërmet i fortë në Iran

schedule21:43 - 20 Qershor, 2025

schedule 21:43 - 20 Qershor, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter ka goditur Iranin të premten në mbrëmje. Sipas të dhënave të monitoruesit shtetëror amerikan të tërmeteve, goditja ka ndodhur në provincën Semnan, ka raportuar The Guardian.

Nuk është raportuar për viktima.

E agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim, ka raportuar se ekipet emergjente tashmë janë në zonën e prekur nga tërmeti.

Tërmeti ka ndodhur në qytetin Sorkheh, ndërsa është ndier edhe në Teheran, Semnan, Firuzkuh e disa qytete të tjera.

“Një tërmet ka goditur zonën afër qytetit Semnan. Qyteti më i afërt epiqendrës ka qenë Sorkhehu.

Pas tërmetit, ekipet e emergjencës së Kryqit të Kuq kanë dalë në zonat e prekura. Tërmeti është ndier edhe në provincat Teheran dhe Qom”, ka njoftuar Kryqi i Kuq në Semnan.

Irani prej tetë ditësh po përballet edhe me sulme ajrore nga Izraeli, që ka pasur shënjestër  zonat bërthamore dhe ushtarake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »