Turistët eksplorojnë Prespën/ Aventurë në natyrë, sport ujor, pasuri kulturore dhe kulinarë

schedule16:24 - 29 Qershor, 2025

schedule 16:24 - 29 Qershor, 2025

Një përvojë unike eksplorimi. Aventurë, natyrë mbresëlënëse, trashëgimi e pasur kulturore, ndërthurur me “magjinë” e liqenit, janë këto elementët turistikë që po tërheqin gjithnjë dhe më shumë vizitorë në Prespë.

Sportet ujore, kombinuar me kamping dhe eksplorim të zonës, i bëjnë pushimet në Prespë një eksperiencë, përtej të zakonshmes.

Investimi për ndërtimin e plazhit ekologjik publik në Zaroshkë, fshatit që shtrihet në krah të Ishullit të Maligardit, e ka pasuruar ofertën turistike të Prespës.

Plazhi ranor, mundësia për të ngritur kampingje, por edhe kulinaria e veçantë dhe traditat lokale, kanë krijuar një ambient mikpritës për të gjithë ata që zgjedhin Prespën për pushime.

Rritja e numrit të vizitorëve vendas dhe sidomos të huaj, ka orientuar ekonominë lokale drejt turizmit familjar, çfarë ka shtuar strukturat akomoduese në Prespë, një nga destinacionet më interesante të juglindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »