TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë të hënë në orën 14:00 para Gjykatës së Apelit të Posaçëm me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se Veliaj nuk ishte në seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës. Veliaj kërkoi zbutje të masës, kërkesë e cila nuk është pranuar. Apeli ka lënë në fuqi masën për kryebashkiakun e Tiranës.
Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej datës 10 shkurt, Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet nga SPAK për veprën penale korrupsion pasiv në 9 episode, fshehje pasurie dhe pastrim parash./abcnews.al