Vendbanimi më i vjetër prej druri në Europë gjendet në Lin të Pogradecit. Këtë e konfirmojnë zbulimet e fundit.
Arkeologu zviceran Albert Hafner I cili rikthehet për të katërtën herë në këtë zonë tregon rezultatet e gërmimeve.
“Gërmimet kanë mundësuar përsëri rezultate shumë të mira, mund të konfirmojmë se ky është vendbanimi më i vjetër në Europë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special sepse gjetjet janë shumë premtuese dhe ne e dimë që për 2000 vite njerëzit kanë jetuar këtu mes vitit 6000-4000 para lindjes së krishtit parashikoj dhjetra fshatra ose më shumë”
Kërkimet ende nuk kanë përfunduar, por deri tani në zonë janë gjetur materiale qeramike e vegla pune prej guri. Mostra të tyre janë dërguar për analiza për një studim më të thelluar rreth strukturave të para të banimit.
“Kemi në përfundim sondazhin e nënujit të parë, ndërkohë që jemi në përfundim edhe të sondazhin nëntokë. Kemi gjetur material të bollshëm arkeologjik, qoftë në nivelin e qeramikës, qoftë të veglave të punës, të kockave, të gurit…
Nëpërmjet metodologjive të avancuara siç është dentrokronologjia, të fillojmë të krijojmë idetë e strukturave të banimit. Kjo është edhe pjesa më e rëndësishme e këtij gërmimi të këtij viti. Ndërkohë që sa i përket kërkimeve nënujë, kemi identifikuar një gardh të madh druri mbrojtës, i cili është një tregues i një faze tjetër brenda kronologjisë të 2000 viteve, nga 8000-4000 vite para. “
Më 15 korrik përfundon faza e parë e projektit realizuar nga Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Bernës. Me përfundimin e tij priten dhe rezultatet shkencore për të gjithë materialin prehistorik./abcnews.al