Tiranë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”.
Gjatë operacionit është zbuluar një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.
Në pranga është vënë administratori i lokalit dhe 2 klientë, ndërsa janë sekuestruar 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.