VIDEO/ Shpërthimi me tritol në biznesin në Vlorë, autori i maskuar. Pronari: S’kam konflikte

schedule09:04 - 25 Qershor, 2025

schedule 09:04 - 25 Qershor, 2025

Policia duket se ka rënë në gjurmë të autorit të dyshuar që vendosi eksploziv mbrëmjen e të martës  në një biznes në  Vlorë.

Kamerat e sigurisë pranë servisit të motorëve kanë kapur një person të maskuar pak para momentit të shpërthimit.

Një nga pistat ku po heton policia lidhet me konkurrencën mes bizneseve, ndërsa  pronari i servisit  Viktor Bezhani  ka deklaruar para uniformave blu se nuk ka marrë kërcënime dhe as ka pasur  konflikte me persona të tjerë.  Ai është shprehur se nuk ka dijeni se cili mund të jetë shkaku i kësaj ngjarjeje.

Bezhani e ushtron aktivitetin e tij prej rreth 30 vitesh pranë rrugës transballkanike në Vlorë dhe thotë se kjo është hera e parë që përballet me një situatë të tillë.

Shpërthimi i lëndës eksplozive ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në servis.  Si në murin e jashtëm të biznesit dhe brenda tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »