VIDEO/ Tymi mbulon studion, Izraeli sulmon “live” televizionin shtetëror të Iranit

schedule17:39 - 16 Qershor, 2025

schedule 17:39 - 16 Qershor, 2025

TIRANË- Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli gjatë një transmetimi “live”.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale duket që gjatë transmetimit “live” kur spikerja po jepte lajmet, godina ku ndodhet televizioni është tronditur nga një sulm.

Spikerja largohet menjëherë dhe studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.

Sipas The Jerusalem Post, një sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar se ka filluar evakuimi i banesave përreth.

Gazeta shtetërore e Iranit, Hamshahri, thotë se disa punonjës të transmetuesit shtetëror janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që shënjestruan kanalin e lajmeve IRIB. Përplasjet mes Iranit dhe Izraelit vijojnë prej katër ditësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »