Andrea Buzani, 40-vjeç, është arrestuar nga policia, pasi më datë 11, vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan.
40-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve. Rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje”, njofton policia./abcnews.al