Kolegji Zgjedhor ka pranuar 4 ankesat e para për shqyrtim te kandidatëve të PD apo partive aleate për rinumërim votash në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Kukës.
Ankimimet e Ilir Alimehmeti, Ilirjana Kucana, Shkëlqim Shehu apo dhe Partisë Balli Kombëtar Demokrat do të shqyrtohet nga gjyqtarët e Kolegjit më 12 qershor.
Këta zgjodhën ta çojnë betejën e tyre deri në hallkën e fundit, pasi Berisha jo vetëm nuk i mbështeti, por i rrezoi me votat e anëtarëve të tij ne KAS.
Të tjerët, si Aulon Kalaja zgjodhën të mbështeten tek partia aleate që përfaqësonin në koalicion, për ta vijuar betejën në KAS. Falë firmës së Legalitetit, kërkesa e tij e dytë u pranua.
I ftuar ne emisionin Real Story te Sokol Ballës në Abc neës, Kalaja flet për trafik votash brenda listës se PD që ka ndikuar në rezultat.
“Unë kam analizuar pamjet e marra nga KQZ, të cilat janë prova në këtë rast të dala nga KQZ, të votave mbi subjektet politike dhe të kandidatëve brenda llojit. Kam parë aty edhe PD-PS vota me probleme, por edhe ndërmjet kandidatëve, ku kandidatë të caktuar janë fryrë në mënyrë artificiale. Do e shikojmë, prandaj dhe unë kam kërkuar videot.”, u shpreh Aulon Kalaja.
Kalaja doli i dyti më i votuar në Durrës nga PD, por mandatin e 6-të e mori ish prokurori Arian Ndoja me 1 mije vota më shumë.
Por përpos betejës brenda llojit, Berishës i ka ardhur edhe një goditje tjetër.
Mesa duket, aleanca antispak me ish kryebashkiakun socialist Elvis Rroshi vlente vetëm për zgjedhje.
Kushëriri i tij, kandidat i listës se PD për Kavajën, Elton Rroshi me firmën e partisë së Agron Dukës, një tjetër aleat ky që tashme del kundër Berishës, kërkon rinumërim në Tiranë.
Kërkesa i është drejtuar KAS, pasi sipas Rroshit janë evidentuar parregullsi gjatë procesit te numërimit, dhe nuk përputhen votat preferenciale të lexuara me ato te shënuara në procesverbale.