Në Vlorë të huajt nuk shkojnë vetëm për plazh. Vizitorët në muzetë e qytetit muajin e fundit janë shtuar me rreth 15%.
Të parët sipas përgjegjësit të muzeve në Bashkinë e Vlorës renditen turistët nga Italia.
Turistët mund ti vizitojnë muzetë në Vlorë gjatë gjithë javës. Muzeu historik dhe ai etnografik do të qëndrojnë hapur dhe gjatë orëve të pasdites.
Ndryshimi i orareve ka ardhur për ti dhënë më tepër mundësi vizitorëve. Numri atyre që duan të njihen me historinë dhe trashëgimin e qytetit gjatë sezonit veror rritet.
/abcnews.al/