Vrasja e të riut në Fier/ Dënohet 12 vite burg, autori: Grein e vrava për vetëmbrojtje

schedule18:31 - 23 Qershor, 2025

schedule 18:31 - 23 Qershor, 2025

Gjykata ka dhënë vendimin per autorin e vrasjes  se  Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur ne mes te qytetit  te Fierit marsin e vitit të shkuar.

Florian Muka do të  kryej 12 vite burg. Ai u dënua me 18 vite, por  dënimi u ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mbi të rëndonte akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, por trupi gjykues rikualifikoi veprën penale duke e gjykuar Florjan Mukën për vrasje me dashje.

Ndërsa kushëriri i tij 16 vjeç Klajdi Muka u la i lirë. Ai u shpall i pafajshëm për vrasjen, por u dënu për moskallzim krimi me një vit burg.  Dënimi  quhet i shlyer  me kohën e paraburgimit.

Në seancën gjyqëore që u zhvillua në masa të rrepta sigurie të pranishëm ishin babai i viktimës dhe  avokati i tij.

Organi i akuzës  përfaqësuar nga Petrit Vukaj  kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për  për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin Klajdi Mukën 12 vjet burg.

Ndërsa mbrojta përfaqësuar nga Ervis Goxhaj pohoi para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri Klajdi Muka ka deklaruar në seancë se ka qënë pranishëm, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Florjan Muka dhe kushëriri i tij i mitur u akuzuan për vrasjen e Grei Bihucit me 11 mars të vitit 2024 në qendër të Fierit  pas një sherri mes një grupi  të rinjsh.  Shkak u bë një thikë që Florjan Muka ja kishte marrë shokut të viktimës. Ditën e ngarjes Muka do t’ia kthente thikën shokut të Grei Bihucit, por pas sherrit ai e përdori për të vrarë 19 vjeçarin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »