Zelensky: Ukraina ka ndaluar përparimin e trupave ruse në rajonin Sumy

schedule14:57 - 14 Qershor, 2025

schedule 14:57 - 14 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë ndaluar përparimin e trupave ruse në rajonin verilindor të Sumyt, teksa në këto momente janë duke luftuar përgjatë kufirit për të rikthyer kontrollin.

Sipas tij, Rusia ka mobilizuar rreth 53 mijë trupa ushtarake në drejtim të Sumyt.

“Po e stabilizojmë pozicionin. Luftimet atje janë përgjatë kufirit. Duhet ta kuptoni se armiku është ndalur atje. Dhe thellësia maksimale në të cilën zhvillohen luftimet është 7 kilometra nga kufiri”, ka thënë Zelensky.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

OSZAR »