Shqipëri – E diela do te jetë një tjetër ditë me temperatura të larta në territorin Shqiptar, që në orët e para të mëngjesit. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar deri në 10 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore janë luhatur nga 12 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe gjatë mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, ku mund të shënohen deri në 30 gradë Celsius në vijën bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të nuhaten nga 27 deri në 29 gradë Celsius, edhe në zonat malore.
Por, sot kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të farohen shumë pranë vlerave 22 gradë Celsius.
Sa i përket kushteve atmosferike, territori shqiptar do të jetë në intervalet e gjata me kthjellime, ku vranësirat më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit. Pasditja sjell kalimin e vranësirave. Këto vranësira do të jenë të theksuara në pjesën lindore të territorit. Por, nuk do të krijojnë mundësia për reshje.
Kosovë- Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke sjellë dominim të kthjellimeve, por gjatë orëvë të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare nëpër të gjithë të Kosovën, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar në Podujevë e Mitrovicë deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës; Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24-orëshit; me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.
Maqedonia e Veriut – Pjesa më e madhe e Republikës së MV do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e saj; përjashtuar kalime vranësirash të lehta të cilat do të shfaqen përgjatë zonave veriore – verilindore; Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë më të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale, por rriten edhe maksimalet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Ohër deri në 29°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehtë; gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.